November 28, 2021

A do ta legalizojë Gjermania kanabisin?

Shpërndaje lajmin

Me legalizim pritet që t’i hapet rruga shpërndarjes së kontrolluar të kanabisit për të rriturit për rekreacion në dyqane të licencuara, por ende nuk dihet nëse do të lejohet kultivimi.

Tri partitë, Social Demokratët, Të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë, zbuluan marrëveshjen të mërkurën.

Pakti parashikon formimin e qeverisë së re nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz.

Liderët e Të Gjelbërve, Annalena Baerbock dhe Robert Habeck, thanë në një komunikatë se marrëveshja u arrit pas “negociatave intensive” dhe do të vendosin një kurs të ri për ndryshime në Gjermani.

Sipas marrëveshjes për koalicionin, SPD do të marrë kancelarin federal, Ministrinë e Brendshme, të Punës, Mbrojtjes dhe Shëndetësisë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Të Gjelbërit do të marrin postin e zv. kancelarit dhe drejtimin e Ministrisë së Jashtme, të Ekonomisë, Mbrojtjes së Klimës dhe disa ministri të tjera.

Ndërsa FDP do të kenë Ministrinë e Financës që mund ta drejtojë lideri, Christian Lindner. Gjithashtu do të drejtojnë Drejtësinë, Transportin dhe Arsimin.

Partitë e koalicionit gjetën dakordësi për të kufizuar borxhin që prej vitit 2023.

Aktualisht në BE janë vetëm Holanda dhe Luksemburgu që kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për rekreacion nga ana tjetër, janë disa shtete që lejojnë përdorimin e bimës narkotike në mjekësi.

Gjermania aktualisht lejon përdorimin e bimës narkotike për të gjithë të sëmurët që janë të konsultuar me mjekun dhe nuk kanë asnjë terapi alternative.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *