A do ta njoh Vuçiç Kosovën pas zgjedhjeve? Flet Jeton Halimi

0
Shpërndaje lajmin

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane, Jeton Halimi, foli në lidhje me zgjedhjet në Serbi.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania theksoi se Vuçiç jo rastësisht e ka çuar vendin në zgjedhje.
Ai shprehet se pas zgjedhjeve Vuçiç do e njohë Kosovën si shtet i pavarur, ndërsa foli dhe për qëndrimin që po mban opozita në Serbi ndaj presidentit aktual.
“Mendoj njëjtë si opozita në Serbi. Vuçiç e ka çuar jo rastësisht  vendin në zgjedhje. Besoj se në këtë rast do të ketë fitoren e vet dhe nuk i lejojnë Vuçiç të manovrojnë siç ka vepruar deri më sot. Mendoj se skemat që ndodhën më 24 shtator nuk do të kenë hapësirë sepse nuk do i lejojnë as SHBA dhe as BE.  Mendoj se Vuçiç do ta njohë Kosovën. Këtë duhet ta bënin me kohë por kjo është politika e tyre. Një pjesë e madhe në Serbi e kanë kuptuar se Vuçiç është një mashtrues ashtu siç është Albin Kurti në Kosovë. Por mendoj se janë minutat e fundit dhe për Albin Kurtin dhe për Aleksandër Vuçiç”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Sekuestrohen 500 kg kanabis në Vlorë, arrestohen 7 persona (EMRAT)
Bugajski: Moska përpiqet ta shtyjë Serbinë në një konfrontim ushtarak në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *