A do t’a njohë fitoren e Bashës? Harxhi përgjigjet prerë

Shpërndaje lajmin

Kandidatja për kreun e PD, Edit Harxhi nuk i ka pranuar zgjedhjet e mbajtuara të dielën brenda PD ku kreu aktual, Lulzim Basha fitoi me mbi 80 % të votave.

Harxhi ka deklaruar se zgjedhjet brenda PD ishin shumë larg çdo lloj standarti, duke shtuar se beteja nuk ka mbaruar më 30 qershor dhe se grupi “Për PD” do të vazhdojë të jetë pjesë e PD.

Pyetja: Do ti njihni zgjedhjet? Cili do jetë hapi i radhës?

Harxhi: Sic e thashë, këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje. Ishin larg cdo standarti. Ajo që ne do bëjmë si grup, është se do punojmë si grup. Do bëjmë projekt të ri, për ringritjen e partisë. Nuk ka përfunduar në datën 30 qershor por ka filluar. Ju e shihni që ne jemi këtu, do mbajmë të njëjtin qendrim. Nëse Basha do të vazhdojë të quhet kryetar parti të vazhdojë ta bëjë. /albeu.com/

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *