A do të dënohen edhe këta si funksionarët e BDI-së?!

Share

a do te denohen edhe keta si funksionaret e bdi se

Është bërë shumë zhurmë në dënimin e funksionarëve të lartë të BDI që gjatë një ceremonie solemne ata ishin pa maska mbrojtëse kundër COVID-19 dhe që më pas ata morrën edhe dënime përkatëse informon Tetovasot.

Por një rast i ngjajshëm ,madje shumë më skandaloz ishte manifestimi qendror për Krishtlindje në kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, qytetarët, përkatësisht besimtarët ortodoks nuk kanë respektuar masat e institucioneve që të mbajnë maska mbrojtëse, distancë sociale por edhe të respektojnë ndalesën për grupim në ambient të mbyllur.

Ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë së Veriut Stefani gjatë liturgjisë i është lutur Zotit që të shpëtojë njerëzimin sa më shpejtë nga kjo pandemi, por duke harruar se ai bashkë me pjesëtarët e tjerë të kishës sot kanë shkelur të gjitha protokollet për mbrojtje nga ky virus vdekjeprurës përcjellë TetovaSot.

Akoma të njëjtit nuk janë dënuar dhe ndaj tyre nuk janë marrë asnjë masë ndëshkimi.


Share

Komente