A do të japë dorëheqjen Aleksandër Vuçiç? Përgjigjet analisti Spahiu

Shpërndaje lajmin

Presidenti serb dhe kreu i SNS-së, Aleksandër Vuçiç u tha bashkëpunëtorëve se ai është gati të tërhiqet dhe të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Ai pati një takim mbrëmjen së dielës me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e SNS në Beograd.
Ndërkohë analisti Nexhmedin Spahiu, tha se është një kalkulim i Vuçiç për të rritur pazarin përfundimtar në planin franko-gjerman.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh ndër të tjera se nuk beson se Vuçiç do të japë dorëheqjen nga posti.
“Është një kalkulim për të rritur pazarin përfundimtar në planin franko-gjerman. Kjo është një mënyrë sesi të refuzojë ose të kërkojë që të bëhen kompromise. Nuk besoj se Vuçiç do të japë dorëheqjen”- u shpreh.
“ Unë nuk besoj se Vuçiç do të japë dorëheqjen, është një lojë psikologjike që Vuçiç e bën  në raport me votuesit e tij. Ajo që ka ndodh është se Vuçiç nuk e ka pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe  dhe rrjedhimisht as nuk do shkohet në negociata për marrëveshjen finale.
Përshtypja ime është se asociacioni i komunave me shumicë serbe është pranuar nga pala kosovare. Kjo i është thënë  Vuçiç në Beograd e tashmë është hapur rruga për negocimin e marrëveshjes bazë. Këtu është momenti kritik për Vuçiç, por që të japë dorëheqje nuk e besoj”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Fredi Bejleri: Pse mungoi Rama gjatë vizitës së kryeministrit grek në Himarë
Ministri Manja: Sot kallëzojmë Sali Berishën në SPAK për 21 janarin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *