A do të ketë ashpërsim të masave kundër Covid-19? Tomini: Karantina do jetë guri i fundit

Share

“Karantina do jetë guri i fundit përkundrejt shtrëngimit të masave. Duhet të jemi të përgjegjshëm për zbatimin e masave”, kështu është shprehur ekspertja e komitetit teknik dhe zv.ministja e Shëndetësisë Eugena Tomini.

Tomini tregon se 16 raste në vend janë konfirmuar të riinfektuar nga koronavirusi.

Në 25 shkurt, përfundon afati i masave të vendosura nga komiteti i ekspertëve. Ditën e mërkurë pritet mbledhja dhe vendimet e radhës. Mësohet se nuk priten masa shtesë dhe as ashpërsimi i mëtejshëm i kufizimeve.


Share

Komente