Shpërndaje lajmin

Arkëtimet nga masat fiskale do të jenë gjithsej 14.8 mld lekë. 4.5 mld nga paketa fiskale 2023, 2 mld nga lojërat e fatit dhe 8.3 mld nga taksimi special.
Elton Haxhi, ish-zv. ministër i Financave sqaroi për Euronews Albania se duke hequr pjesën e lojërave të fatit dhe taksimit special, shumica e efektit që vjen në rritjen e të ardhurave nga pjesa tjetër e paketës fiskale është si rrjedhojë e një tredi normal të rritjes ekonomike plus efektin e pritshëm të inflacionit vitin e ardhshëm.
“Të vetmet ndryshime që mund të prekin konsumatorët janë ato që po bëhen te konsumi birrës, verës dhe pijeve alkoolike, duke unifikuar akcizën e prodhuesve të vegjël me prodhuesit e mëdhej që do të thotë që kjo masë nga pikëpamja e politikës tatimore është e mirëpritur në gjykimin tim,” – u shpreh Haxhi.
Sidoqoftë, ai pranoi se kjo do të godasë prodhimin vendas.

Dhomat e Biznesit kanë kundërshtuar paketën fiskale të qeverisë, e cila sipas tyre nuk duhet të fokusohet tek gjobat, por tek ulja e taksave.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë duhet të ulet 2-6% nga 8 që është sot dhe vilet nga Bashkia e Tiranës.
Një vendimi i tillë do të ulë menjëherë çmimet e banesave, ndërsa dy taksa që ndërtuesit i quajnë të jashtëligjshme, ajo ku 3% e sipërfaqes jepet për banesa sociale dhe taksa e dherave duhet të hiqen.
Por paketën fiskale nuk e shohin me rezerva vetëm ndërtuesit me shqetësim, pasi për rishikimin e taksave dhe subvencioneve në bujqësi, industri prodhuese e akciza janë edhe dhomat e tjera të biznesit.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Sa do të paguajnë profesionistët, propozimi rrit barrën fiskale mbi rrogën mesatare
Bizneset kundër paketës fiskale: Duam lehtësi dhe jo gjoba

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *