A do të shtrëngohen masat? Flet ministrja Ogerta Manastirliu

Share

Pavarësisht masave shtrënguese rastet ditore të të infektuarve por edhe numri i viktimave ka qenë i lartë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sonte se trendi i infeksioneve ditore është i qëndrueshëm, ndërsa mbi masat do të vendoset në fund të javës.

Efektet e orës policore, maskës, e vërtetë është që nuk respektohet 100%, por po të mos ishte, do i shohim në atë hark kohor kur japin impakt, sikur ndodhi me rritjet që ishin të pritshme, për ne nuk ka qenë asgjë e papritur” tha ajo.

Kemi një trend të qëndrueshëm të infeksioneve ditore, masat e fundit që kemi marrë kanë të bëjnë me uljen e orës policore.

Në fund të kësaj jave do të kemi një rivlerësim në bazë 14 ditore të masave dhe do të jetë komiteti i ekspertëve, do të dalë me një analizë të plotë dhe nëse do të vijojmë të kemi këto masa, apo do të rishikohen me efekt shtrëngues.

Nuk duam të shkojmë me masa shtrënguese. Është gjynah të relaksojmë sjelljen dhe të mos kemi përgjegjësi individuale për të përdorur këto armë të thjeshta” tha ministrja.


Share

Komente