A do të takoheni me Berishën? Glover: Po! Të zbatohen rekomandimet tona

0
Shpërndaje lajmin

Shefja e Misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR në vendin tonë Audrey Glover në një konferencë për mediat është përgjigjur gazetarëve në lidhje me misionin dhe rolin e vëzhguesve në zgjedhjet lokale të 14 majit.
E pyetur nëse do të takohet me ish-kryeministrin Sali Berisha, Glover theksoi se do të takohet me secilin politikan që është i përfshirë në zgjedhje.
Glover: Ne me shumë kënaqësi kemi ndërmend të takohemi me cilido që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor.
Glover theksoi se një nga pikat që do t’i kushtojnë rëndësi gjatë zgjedhjeve të 14 majit është raportimi i mediave dhe financimi i fushatës.
Glover: Të gjithë vendet anëtare të OSBE janë zotuar për të zhvilluar zgjedhje në përputhje me rregullat. Rëndësi të veçantë mjedisit të fushatës, për të parë nëse do të ketë një fushatë efikase. Do të shohim pjesëmarrjen e grave, personave me aftësi të kufizuar dhe përfaqësuesve të pakicave kombëtare në procesin zgjedhor. Do të shohim edhe regjistrimin  e zgjedhësve dhe kandidatëve, do të shohim raportimin e mediave dhe nëse do të pengohet kjo e fundit në raportimin e zgjedhjeve. Do të shohim më shumë kujdes dhe financimin e fushatës dhe zgjidhjen e konflikteve në lidhje me zgjedhjet.
Ajo ka bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve me standarde të larta demokratike dhe këmbënguli që rekomandimet e OSBE/ODIHR të zbatohen pa humbur kohë./Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *