A do të tërheqë BE vendimin për ndalimin e veturave me karburant?

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri bavarez Markus Soder i ka bërë sërish thirrje BE-së që të heqë ndalimin e prodhimit të automjeteve me lëndë djegëse fosile pas vitit 2035, duke thënë se është krejtësisht e gabuar. Bavaria është shtëpia e BMW dhe Audi, ndër të tjera
Ndalimi i motorëve me djegie të brendshme nga viti 2035 është i gabuar dhe duhet të tërhiqet.
Prodhuesit tanë të automjeteve janë liderë globalë në prodhimin e motorëve me djegie të brendshme. Për këtë arsye, është absurde të ndalosh një teknologji që funksionon dhe t’ua lëmë vendeve të tjera në të ardhmen”, tha Soder në një intervistë për Bild gjermane.
Në të njëjtën kohë, ai është kundër vendimit të qeverisë gjermane për heqjen e subvencioneve për blerjen e makinave elektrike.
Një studim i fundit zbuloi se 61% e gjermanëve ishin kundër ndalimit të automjeteve me djegie të brendshme nga viti 2035, ndërsa vetëm 24% e mbështetën atë.
BE-ja e miratoi ndalimin vitin e kaluar me mbështetjen e të gjithë anëtarëve dhe Parlamentit Evropian .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *