April 19, 2021

A do të vaksinohen politikanët shqiptarë? Opozitarët refuzojnë vaksinën ruse

Shpërndaje lajmin

Vaksinimi i deputetëve shqiptarë ende nuk ka nisur, por të pyetur nga Euronews Albania, ata shprehen të gatshëm të imunizohen.

Diferencat mes vaksinave kundër kovid i bënë opozitarët. Një pjesë e tyre thonë se preferojnë vaksinat perëndimore, duke lënë mënjanë atë ruse.

“Rusen jo (Sputnik V). Do të preferoja Pfizer ose Moderna”, shprehet deputeti Artur Roshi.

“Unë jam pro vaksinës, po jo pro kësaj strategjie të qeverisë për të marrë lloj-lloj vaksinash. Nuk kam asnjë lloj problem me këto lloj vaksinash, po unë preferoj perëndimoren, për sa kohë është një luftë gjeopolitike dhe globale”, deklaron Ralf Gjoni, përcjell Albinfo.ch.

“Nuk e kam parë me vëmendje, po besoj se vaksinën Pfizer e kam mbështetur më shumë nga ato kërkime që kam bërë deri tani”, tha  Rudina Hajdari.

Deputetet e mazhorancës ndërsa shprehin gatishmërinë e kryerjes së vaksinës, thonë se nuk kanë ndonjë preferencë mes llojeve.

“Patjetër do e bëj, nuk kam ndonjë preferencë, kujt t’i vijë radha”, shprehet Vasilika Hysi.

“Kur të na vijë radha, pse jo. Do bëj atë që do vendosin”, deklaroi Ulsi Manja, deputet i PS-së.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *