A duhen shembur objektet mbi 50-vjeçare? Kreshnik Spahiu skanon ligjin

Shpërndaje lajmin

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se kushdo që ka një banesë në pallat duhet të paguajë për mirëmbajtjen e gjithë objektit në mënyrë që të ruhet në gjendje të kënaqshme edhe pas 50 vitesh.
“Ligji për administrimin e pallateve: në çdo vend evropian përpara se të shkohet me ndërhyrjen e shtetit për rinovimin apo prishjen e një objekti, të gjithë banorët që janë pronarë të një objekti janë pjesë e administrimit të përbashkët të cilët ndër vite paguajnë për administrimin e projektit i cili në Shqipëri përkthehet vetëm në mirëmbajtje ashensori apo larje, shpëlarje dhe fshirje shkallësh,” – u shpreh Spahiu.
Në këto kushte juristi vlerësoi se nuk mund të ndërhyjë shteti pas 50 vitesh dhe të thotë se do të prishë pallatin.
“Këto apartamente që blejnë shqiptarët sot, nuk do të thotë që nesër kur ta ketë fëmija i tyre ta prishi qeveria apo shteti,” – deklaroi Spahiu.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Spahiu analizon gjyqin e vulës në PD: Do të zgjasë nga 5 deri në 7 vjet
Kreshnik Spahiu: Basha kthehet dhe merr PD, për 2 javë shkon në SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *