A e mbështesni protestën e 6 dhjetorit? Ja si përgjigjet Meta

Shpërndaje lajmin

Dy ditë më parë, kryetari i PD-së Sali Berisha njoftoi se data 6 dhjetor është një datë që populli opozitar duhet të tregojë zërin para Bashkimit Europian, për të mbrojtur sipas tij pluralizmin.
Në mbledhjen e kryesisë. Berisha deklaroi se këtë akt krerët e Bashkimit Europian ta marrin si një shenjë mikpritje.
Kreu i PL-së, Ilir Meta i pranishëm në Panairin e Librit ditën e sotme, u pyet nëse është dakord që protesta të zhvillohet më 6 dhjetor.
Ai tha se sot ndodhet në Panair vetëm për të folur për librat.

“Sot jemi te libri, jemi te heronjtë e shoqërisë sonë. Përshëndes të gjithë krijuesit. Punojnë shumë, sakrifikojnë shumë në një aktivitet që do e quaja kulturor. Duhet më shumë mbështetje që libri të ketë mundësi të preket nga sa më shumë lexues dhe fëmijë por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin dhe garant të demokracisë dhe të ardhmes sonë që është vetëm europiane”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *