A është bindur Franca për liberalizimin e vizave për Kosovën?  

0
Shpërndaje lajmin

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës është optimist për liberalizimin e vizave brenda këtij viti, pavarësisht “kushtit” të ri të propozuar nga Franca, javën e shkuar. Në një intervistë për A2 CNN, ministri Xhelal Sveçla, tha se jo vetëm Franca, por të gjitha shtetet e tjera kanë një qëndrim pozitiv për këtë çështje, e për këtë takimet do të vijojnë së shpejti.
“Unë besoj se shumicën e gjërave me pushtetin e Francës, me autoritetet franceze i kemi sqaruar. Të gjitha argumentet që unë i kam përdorur, kanë qenë të pranueshme nga ata. Tashmë është çështje teknike, këto procedurat të cilat po kërkohen dhe për të cilat unë besoj se do të kemi argumente që të mos ketë vonesa në ofrimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Shengen. Unë jam optimist, se jo vetëm Franca, por edhe të gjitha shtetet e BE-së kanë qëndrim pozitiv në raport me këtë çështje. Besoj se ditëve në vazhdim ku do të kemi takime, unë do të jem edhe në Pragë, do të sqarohen këto gjëra”, tha ai
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *