January 26, 2022

A është koordinuar me Metën kundër Bashës ? Berisha: Kam qëllime të qarta

Shpërndaje lajmin

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për raportin e tij me presidentin Ilir Meta dhe krisjen e tij me Lulzim Bashën. Berisha tha në Opinion se kohët e fundit nuk ka pasur komunikim me Metën dhe çdo gjë që ndodh mes Bashës dhe Metës u përket vetëm atyre.

“Se cilat janë marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Ilir Metën i kam me dëshmitar. Unë në marrëdhënie me njerëzit kam absolutisht edhe qëllime të qarta edhe kujdese të mëdha. Nuk kam pranuar për asnjë çast që të ndërmjetësoj marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Ilir Metën.

Sepse jam njeri i dorëhequr. Marrëdhëniet ata i kanë ndërtuar njëri me tjetrin. Nuk kam pasur asnjë komunikim këto kohë. Mund të komunikoj sepse nuk kam asnjë pengesë”, tha Berisha.

Ai tha se nuk synon në asnjë mënyrë krijimin e Partie Demokratike të re, por të çojë deri në fund revolucionin që ka nisur.

“Nuk do bëj kurrë një PD të dytë. Ku është një revolucion. Revolucioni i ka disa tipare. Njëherë e udhëheq ti, njëherë të udhëheq ai por për t’u ndalur nuk ndalet.

Lulzim brava tha që nuk firmat nuk janë. Ky quhet sindromi i mohimit të njeriut që e ka dënuar veten ose e ka dënuar perëndia për të mos pranuar realitetin ose për të mos njohur realitetin. Vijmë tek Sali Berisha. Partia nuk ndahet”, tha Berisha. /Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.