January 12, 2022

A mund të jetë Beniada fituese e Big Brother VIP Albania

Shpërndaje lajmin

Publiku është ndarë masivisht me Ilirin dhe Donaldin, të cilët kanë patur shumë dinamika, me të gjithë banorët dhe me njëri tjetrin, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Dy meshkuj mjaft “të zhurmshëm”, të cilët kanë arritur të rrëmbejnë kuriozitetin dhe vëmendjen e publikut, masivisht. E pritshme, se populli shqiptar i ka qejf tipat si ata.

Për një farë kohe publiku u bë edhe me Arjolën sepse nënë me tre fëmijë dhe pa shtëpi të sajën, kështu që dëshira ishte ta shikonin fituese për të marrë 100 mijë eurot.

Arjola sa erdhi dhe u sfumua nga vëmendja e publikut sepse ka dy-tre banorë të tjerë që kanë karakteristika më të forta dhe sinqeritet më të spikatur në marrëdhënie me veten dhe me të tjerët.

Kur vjen puna te Beniada, nuk ka dyshime, askush nuk ka një fjalë të keqe kundër saj, publiku e do masivisht për karakterin dhe edukatën që ka ajo.

Beniada është një “shembull tjetërsoj” në ekranet televizive Shqiptare, i thotë derrit, derr dhe dajës, daj pa ofenduar dhe pa shkelur njeri me këmbë. Hidhini sytë nga Beniada, nuk duhet të kesh patjetër aleatë e strategjira alla Ilir apo historira dashurie alla Donald për të fituar Big Brother VIP.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *