A mund të kërkoni ulje të qirasë në këtë valë të të nxehtit në Zvicër?

0
Shpërndaje lajmin

Edhe Zvicra si shumë shtete të Evropës po përballet me të nxehtit ekstrem. Kjo bëhet edhe më e papërballueshme për qytetarët që banojnë në ndërtesat e vjetra.
Por, a mund të kërkoni zbritje në qira, marrë parasysh që kantonet kanë ligjet e veta për energjinë?
Kjo varet nga lloji i ndërtesave ku jetoni, përcjell albinfo.ch.
Nëse jetoni në një ndërtesë të ndërtuar pas vitit 2016, shanset për të ulur qiranë tuaj janë më të larta.
Kjo sepse atë vit, Gjykata Federale vendosi se temperatura normale për një apartament është 20 deri në 21 gradë. Është edhe më e ulët – midis 19 dhe 20 gradë – në banesat Minergie me efikasitet energjetik.
Nëse temperatura e brendshme është 3 deri në 5 gradë më e lartë për një periudhë të zgjatur, ka një defekt dhe qiramarrësit kanë të drejtë të ulin qiranë, shkruan The Local.
Ky është një lajm i mirë, të paktën për disa qiramarrës.
Për ata që jetojnë në shtëpi të vjetra, nga ana tjetër, do të ishte shumë më e vështirë, edhe pse jo krejtësisht e pamundur.
Kjo sepse standardet e vendosura për banesat e reja për termoizolimin dhe ventilimin nuk mund të priten në ndërtimet e vjetra.
Megjithatë, ka një përparësi ligjore në këtë çështje, ku qiramarrësit ia dolën të ulin qiranë e tyre bazuar në premisën në ligj që thotë se akomodimet me qira duhet të jenë në gjendje “të jetueshme”.
Në një çështje të paraqitur në gjykatë në vitin 2010, qiramarrësit argumentuan se apartamenti i tyre nuk plotësonte kriteret e jetesës gjatë verës, sepse nuk kishte pajisje që mbronin apartamentin nga nxehtësia.
Në vendimin e saj, gjykata urdhëroi qiradhënësin të vendoste perde ose grila mbi të vjetrat, duke u dhënë qiramarrësve një ulje të qirasë prej 5% deri sa të instaloheshin këto pajisje, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *