A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? Deputetja Musliu: Do rëndonte situatën

0
Shpërndaje lajmin

Deputetja në Kosovë Ganimete Musliu, komentoi gjyqin në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashima Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
E ftuar në Euronews Albania, ajo tha se Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet në një situatë të tillë pasi mund të rëndohet situata.
Ajo i bëri thirrje Gjykatës që të mos bazohet në provat e dorëzuara nga Serbia për ish-komandantët.
“Tani nuk bëhet më fjalë për zhbërjen e Gjykatës Speciale në Hagë , kur ka filluar procesi i gjykimit atje. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të shohim e çfarë po ndodh atje dhe të mos lejojmë të bëhet një padrejtësi atje në emër të popullit tonë. Ne shqiptarët kemi një fjalë” Dita e mirë shihet në mëngjes” dhe nuk pres që ky proces të shkojë mirë.  Është Gjykatë politike dhe kjo është vërtetuar para gjithë botës. Në këtë Gjykatë nuk përmenden më pretendimet e raportit Dick Marty. Në fazën që  jemi, çdo tentativë për të zhbërë Gjykatën mund ta  rëndojë situatën. Kjo Gjykatë duhet të heqë duart nga provat e Beogradit”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU: 

VIDEO| Sulmohet me armë ndërtesa e modeles shqiptare, ajo fshihet në dollap
Berisha prezanton Carën në Durrës: Jemi në mision hitorik, të rikthejmë pluralizmin

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *