A ndërhyn vaksina anti-COVID në ADN-në e njeriut?/ Mjekja tregon simptomat që ndjeu stafi pas dozës së parë

Share

Mjekja mikrobiologe pranë Institutit të Shëndetit Publik Blerta Brati ka shpjeguar me detaje se çfarë është kjo vaksinë dhe efektet e lehta anësore të saj.

Gjatë një inteviste në “Wake Up”, Brati tha se efektet anësore të vaksinës është dhimbje në vendin e injektimit e deri në marje të lehta mendsh, që sipas saj janë normale dhe tregon që po jep efekt.

“Njeriu duhet ta dijë që sapo lind vaksinohet. Kështu që çdo vaksinë kalon fazat e veta, kalon gjithë provat e nevojshme para se të vijë në shërbim të njerëzve.

Vaksina që është aktuale dhe njerëzit me të vërtetë kanë një lloj frike dhe stepje, pasi është hera e parë që përdoret në njerëz. Pfizer dhe Moderna përdor ‘ARN mesager’, që nuk është gjë tjetër veçse një sekuencë kalimtare, një fotokopje e ADN së virusit, e cila do prodhojë gjithë informacionin gjenetik të mundshëm për prodhimin e proteinave në trupin e njeriut, që të ketë mundësi pastaj ta shndërrojë trupin e njeriut në një fabrikë prodhimi proteinash.

Por, pas disa ditësh ajo do shkatërrohet dhe gjithë procesi do të ndodhë në citoplazmën e qelizës dhe jo në bërthamën e qelizës ku është ADN-ja.

Efektet anësore janë efekte të lehta që prekin një në 10 persona. Dhimbje në vendin e injektimit, skuqje, dhimbje e përgjithshme, mund të kenë dhimbje koke, mund të ketë të dridhura. Por nuk duhet të shqetësohemi, pasi tregon se kjo vaksinë po jep efekt. Pastaj, efektet më të rënda, ajo që është vënë re është se 1 në 100 mijë ka një shok alergjik”, theksoi mjekja./CNA.al


Share

Komente