November 28, 2021

A rrezikon që përplasja e PD të shkojë në gjykatë? Përgjigjet Berisha

Shpërndaje lajmin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike një përplasje mes demokratëve në gjykatë.

I pyetur në emisionin ‘Opinion’ se në rast se zyrtarët e PD nuk do njohin Kuvendin Kombëtar dhe çështja shkon në gjykatë, Berisha tha se askush nuk mund të dalë mbi anëtarësinë.

Diskutimi:  

Partitë në Shqipëri shkojnë drejt gjykatave, a rrezikon PD të degdiset në betejë ligjore?

Jo nuk ëhstë ashtu. Pluralizmi përcaktohet me votë. Pakica ka një të drejtë të pamohueshme të marrë pjesë në Kuvend, të bëjë propozime, të verfikojë çdo mandat ditën e Kuvendit. Të harrojë kush se kur flet anëtarësia merr pushtet përfaqësia.

Nëse ju i keni votat mblidhet Kuvendi, merrni një vendim. Kryesia nuk e pranon vendimin dhe e çon në Gjykatë. Çfarë do bëni?

Nuk ka snjë tagër, kur flet KUvendi askush tjetër nuk mund të bëjë gjë.

Nëse e çon në Gjykatë si do veproni?

Nuk ka nëqoftëse. Kuvendi nuk mund të diskutohet kurrë në asnjë formu tjetër.

Cil është objekti i këtij Kuvendi?

Formulari ka objektin pse mblidhet KUvendi, që janë ndryshimet statutore.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *