A u përmend Berisha? Alibeaj zbulon se çfarë u diskutua në mbledhje me zyrtaren e DASH: Amerika mbështet një PD që sheh nga e ardhmja

Shpërndaje lajmin

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një prononcim për mediat pas takimit me zyrtaren e DASH, Karen Donfried.
Alibeaj tha se është diskutuar për çështje që janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët dhe se Donfried mbështet një PD që sheh nga e ardhmja.
“Folëm për çështje të rëndësishme që Shqipëria po përballet siç është demokracie me gjithë strukturat e veta, zgjedhjet, krimi i organizuar.
Vendosmëria për të çuar përpara këto sfida, nuk mund të rrija pa diskutuar marrëdhënien e veçantë që SHBA ka me PD me kënaqësi vura re mbështetjen e posaçme që kanë Amerika me PD, mora mbështeten e zonjës dhe DASH për mbështetjen e fortë për opozitë të fortë pro Amerika dhe të qëndrueshme. Këto janë çështje të rëndësishme që preokupojnë PD-në. Sfidat që diskutuam prekin gjithë Shqipërinë ky është preokupimi kryesor i PD.
I pyetur nëse kanë biseduar për Berishën, Alibeaj tha: “Këto janë takime diplomatike ne jemi të vendosur për luftën kundër korrupsionit janë çështje që diskutuam për gjithë Shqipërinë”./
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *