A u tërhoq apo thjesht Rusia nuk mundi ta pushtojë Kievin?

Shpërndaje lajmin

Me përparimin e palëve në negociata sot në Stamboll, Rusia ka thënë se do të pushojë përpjekjet për pushtimin e kryeqendrës ukrainase, Kievit.
Por sa afër ishte në të vërtet që ta pushtonte kryeqytetin Rusia?
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, me qëllimet e shprehura nga presidenti rus Vladimir Putin për “demilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës.
Në përgjigje të kësaj, Ukraina zyrtare kishte shpërndarë rreth 18 mijë armë për vullnetarët në ditën e dytë të luftimeve – shumica prej të cilëve në kryeqytet – si dhe kishte dhënë instruksione për të ndërtuar bomba nga gazi.
Rusia është përpjekur që ta rrethojë Kievin për javë të tëra, por forcat ukrainase kanë mbajtur kontrollin e zonave të mëdha përreth qytetit. Trupat ruse ishin afruar rreth 20km distancë prej kryeqytetit Kiev, duke avancuar deri në paralagjen e Irpin, transmeton Gazeta Express.
Kievi është gjendur nën sulme kontstante me raketa, eksplodime dhe të shtëna me armë përreth qytetit që nga fillimi i pushtimit. Sot, e martë, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka thënë se Ukraina me sukses ka zmbrapsur forcat ruse nga një numër pozicionesh.
Po ashtu, Ukraina ka lansuar një seri të kundërsulmeve përreth Kievit në javët e kaluara si dhe ka rifituar territor që ishte okupuar nga trupat ruse.
Megjithatë, për tërë këtë luftë më shumë se njëmujore, ka një çmim. Ka më shumë se 100 të vrarë në Kiev që nga fillimi i pushtimit të Kievit, ka konfirmuar kryetari i kryeqytetit, Vitali Klitschko. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.