A udhëtoi Bllako me Klodian Zoton? Flet avokati

Shpërndaje lajmin

Pasi gjykata dha masën “arrest me burg” ndaj ish-deputetit socialist Alqi Bllako, avokati i tij u pyet nëse ish deputeti ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.
“Kjo nuk u përmend në kërkimet e oganit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë”, u përgjigj avokati.
Avokati Sokol Hazizaj tha se “kjo nuk është provë bindëse” për përfshirjen e ish-deputetit në aferën e inceneratorëve sa kohë që nuk është provuar se bileta e ish-deputetit është blerë nga Zoto.
“Mendoj se janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako. S’është prodhuar nga ai. Në cilëinë e sekretari të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin e nxjerrë nga Këshilli i Ministrave”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.