AACK: Për tetë muaj, mbi 2.3 milionë persona udhëtuan për dhe nga aeroporti “Adem Jashari”

0
Shpërndaje lajmin

Nga muaji janar deri në gusht të vitit 2023, mbi 2.3 milionë persona kanë udhëtuar për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, gjatë muajit gusht në “ANP Adem Jashari” janë shërbyer 411 mijë e 162 udhëtarë që është shifër 11 për qind më e lartë sesa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan albinfo.ch.

“Gjatë muajit gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ janë shërbyer 411,162 udhëtarë apo 11% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4% apo 1,389 nisje të fluturimeve. Që nga muaji janar e deri në muajin gusht janë shërbyer 2,334,648 udhëtarë, apo 13% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *