Abazoviç del pro ‘Ballkanit të Hapur’

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç,  ka bërë të ditur se është pro nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tashmë drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.
Ai në një intervistë dhënë Klan Kosovës, ka thënë se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.
““Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete.  Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.