Abazoviç prezanton kabinetin e tij, vetëm një ministër shqiptar

Shpërndaje lajmin

Abazoviç sot ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi.
Në përbërje të listës së bërë publike nga mediat lokale janë 4 zv.kryeministra, 18 ministra dhe dy ministra të tjerë pa portofol.
Abazoviç pritet të zgjidhet kryetari i qeverisë së 43-të të Malit të Zi, përcjell Albinfo.ch.
Votimi në Parlament pritet të mbahet të enjten.
I vetmi ministër shqiptar do të jetë Fatmir Deka, i lindur në Tivar dhe i diplomuar në ekonomi.
Deka, i cili më parë ka drejtuar Komunën e Ulqinit, do të mbajë postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriu dhe të Pakicave.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *