Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit dhe retorika e rëndë janë zhdukur nga Mali i Zi

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri në detyrë në Malin e Zi, Dritan Abazoviç zhvilloi një takim në Uashington me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Abazoviç e ka njohur Escobarin me zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen në vend, luftën kundër korrupsionit dhe marrëdhëniet me shtetet fqinje, shkruan Vijesti.
“Shpresoj se raundi i dytë do të kalojë në të njëjtën atmosferë dhe se Mali i Zi do të ketë një president të ri dhe se të gjithë së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të ndryshme të çliruar nga politika e së kaluarës. Sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe Mali i Zi mbështet plotësisht përpjekjet e administratës amerikane dhe evropiane, si dhe të fqinjëve dhe miqve tanë, për të arritur përfundimisht një marrëveshje dhe për të krijuar kushtet që Ballkani Perëndimor të hyjë në një të ardhme më të mirë”, theksoi ai.
Abazoviç do të vijojë takimet me kongresmenët amerikanë në Capitol Hill./

Sastanak u #StateDepartment bio je prilika da #GaberijelEskobar upoznam sa nedavno održanim izborima u , koji su protekli u mirnoj i demokratskoj atmosferi, kao i ostvarenim rezultatima u velikoj akciji protiv narko-kartela infiltiriranih u institucije sistema. pic.twitter.com/3bBakeeZ8R
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 22, 2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *