October 19, 2021

Abdixhiku dhe Haradinaj pranojnë ftesën për takim të kryeministrit Kurti

Shpërndaje lajmin

Para pak orësh, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pranuar ftesën për takim të kryeministrit Alibin Kurti gjatë javës së ardhshme.

Kreu i LDK-së tha shkurt se do të marrë pjesë në takimin me shefin e ekzekutivit.

Dje, Kurti i’u dërgoi ftesë tre liderëve opozitarë, siç thuhej për bashkërendim të spektrit politik për çështje me interes të Kosovës.

Krahas Abdixhikut, ftesën e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë, thuhet në një komunikatë për media.

Nga ana tjetër, vetëm Partia Demokratike e Kosovës ende nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje të parit të vendit, përderisa ky i fundit ftesën e tij për partitë opozitare e ka bërë publike edhe në faqen zyrtare të kryeministrit.

E ndryshe kjo parti ka ftuar një konferencë për media, të premten në orën 15:00 ku ka mundësi që të jepet përgjigja për këtë ftesë


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *