Abdixhiku pas arrestimit të asamblistit të LVV-së: E kuptojmë pse e emëruan aksionar të “Stacionit të Autobusëve”

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje për trafikim droge në Tiranë.
I njëjti është edhe aksionar i ndërmarrjes publike “Stacioni i Autobusëve”, Prishtinë.
“Sot, teksa një asambleist i tyre është arrestuar me plot 11 mijë doza narkotikësh në vlerë prej gjysmë milioni euro; si pjesë e një rrjeti që me linjat e autobusëve Prishtinë – Tiranë bartnin narkotikë në vazhdimësi; nuk ka se si të mos rikujtojmë insistimin e opozitës së Kryeqytetit, Lëvizjes Vetëvendosje, për ta vendosur të njëjtin asambleist – pikërisht këtë pra – si aksionar në këtë Stacion. Jo Termokos, Prishtina Parking, NPB, Pallat të Rinisë apo dhe secilën ndërmarrje tjetër në Kryeqytet, por vetëm në Stacion; aty ku linjat e autobusëve niseshin për çdo ditë. Pazaret e tilla duket se kanë patur një qëllim më të thellë. Prandaj dhe grupet, prandaj dhe nisma, prandaj dhe insistimi atëherë”, shkruan Abdixhiku.
Tutje, ai u bën thirrje organeve të rendit të nisin hetimet, “ftoj Prokurorinë e Shtetit të hetojë këtë rrjet; në veçanti njerëzit e përfshirë në këtë skemë dhe mbështetjen politike që kanë marrë në gjithë këtë proces”, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *