‘Aborti’ përçan Amerikën, shtetet kundër përpiqen t’u imponohen atyre pro

Shpërndaje lajmin

Ligjvënësit në disa shtete të Amerikës që janë kundër të drejtës së abortit kanë nisur një betejë për shtrirjen e ndalimit të kësaj procedure edhe në shtetet që e ofrojnë shërbimin.
Bëhet fjalë për një betejë tjetër krahas asaj në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara, që sipas mediave amerikane po bëhet gati gjithashtu ta rrëzojë këtë të drejtë.
Sipas burimeve mediatike, çështja ka gjasa të thellojë më tej përplasjen mes shteteve që e lejojnë abortin dhe atyre që janë kundër tij.
Më herët gjatë muajit, ligjvënësit në mbarë Shtetet e Bashkuara u zotuan ta ndalojnë atë, me disa propozime që vendosin kufij të rinj ligjorë.
Ndërkohë, të hënën prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letisha Xhejms njoftoi krijimin e një programi shtetëror që do të ofrojë burime financiare për ata që e ofrojnë shërbimin e abortit në këtë shtet.
Konkretisht, Programi për Lirinë e Riprodhimit dhe Barazisë do të ndihmojë qytetarët e Nju Jorkut dhe të tjerët që udhëtojnë në këtë shtet, të cilët kanë nevojë për mbështetje financiare për të kërkuar abortin.
Sipas kryeprokurores, ligji përcakton një fond që do të menaxhohet nga Departamenti i Shëndetësisë, që do ta shpërndajë atë sipas nevojave të klinikave që e ofrojnë shërbimin dhe organizatave joqeveritare.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Gjykata e lartë pritet të shpallë të paligjshëm abortin, protesta në SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *