Absurd/ Adriatik Llallës iu kthye pasuria e sekuestruar; por do gjykohet për fshehje pasurie. Vetëm malli i vjedhur fshihet

Share

Reagimi i qartë i Ambasadores së SHBA, Yuri Kim/ Fenomeni “Llalla”, nga konviktor në “Qyteti Studenti” para emërimit; me 1.3 milionë Euro pasuri pas detyrës, të cilën ia shpëtuan prokurorë e gjyqtarë që vazhdojnë të komandohen nga Lalzi, ku jeton në luks gjithë kupola e pa ndëshkuar e politikës, shtetit, policisë, prokurorisë e gjykatave, në vila të ndërtuara e dhuruara nga oligarkë dhe trafikantë

Pas 3 vitesh tallava në favor të mos ndëshkimit të Adriatik Llallës, me gjoja mos gjetje adrese; me hetime e ri-hetime; me hapje-mbyllje dhe bllokim e tranferim të dosjes së tij varavingo Tiranë-Durrës-Elbasan, është shpallur vendimi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Në vendimin e saj para 48 orësh, gjyqtarja Irena H. Gjoka, ka vendosur që ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, t’i rikthehen pasuritë e bllokuara me sekuestro, ndërsa vetë ai të kalojë në proces penal gjykimi për fshehje të pasurive në 3 raste.

Në arsyetimin e gjyqtares, thuhet se pasuritë e ish kryeprokurorit Llalla, nuk kanë burim korrupsioni me detyrën dhe as indicie, për përfitime të tyre në rrugë të tjera jo ligjore.

Po kjo gjyqtare, që i liroi pasuritë si “të pastra, me burime transparente e ligjore”, deklaron se Adriatik Llalla do gjykohet penalisht sipas nenit 257/a/2, për pasuri të fshehura.

Në mos qoftë ndonjë “kthim nderi” bërë kohë më parë, ky absurd alogjik i vendimit të gjyqtares Irena Gjoka, duket si “fuqi urdhëruese” nga Lalzi, nga Kodra e Diellit apo Surreli.

Sepse nuk ka as sekretare gjykate e jo më, gjyqtare speciale me vlerësim Veting-u: “Aftësi shumë të mira profesionale”; që pasuritë e krimit t’i quaj ligjore, ndërsa pronarin ta çojë në gjykim për fshehje të këtyre pasurive.

Sipas logjikës, kur Tik Llalla, këto 1,3 milionë Euro pasuri i paska të ligjshme, përse u tremb e i fshehu, falsifikoi transaksione dore e banakre dhe formularë deklarimi?

Në rastin konkret, nuk është se Llalla harroi pa deklaruar psh., pagesat e shkollës, pushimeve, makinën e vajzës dhe gruas, nga biznesmenët më dosje penale, por fshehu toka, pemëtore, troje, apartamente etj.

Logjikisht, maskohen, falsifikohen, fshihen e nuk tregohen, vetëm pasuritë e vjedhura, të grabitura e të përfituara me shkelje ligjore apo nga burime krimi; e këto pasuri “mal” që ka Llalla, nuk mund të sigurohen vetëm me pagë mujore.

Për më tepër, që këtë fshehje krimi e ka bërë ish-kryeprokurori, i cili e njeh shumë mirë ligjin, sepse me Nenin 257/a/2 ka dënuar shumë persona në burg e kur ka qenë kryetar i ILDKP, ka gjobitur dhe kallëzuar penalisht shumë zyrtarë që i rekomandin Berisha e Meta.

Ndaj vendimit, që liroi pronat e Adriatik Llallës, reagoi dhe Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, me mesazhin rikujtues në “FB”, se ish-kryeprokurori është në listën e zezë të SHBA për pasuri e lidhje kriminale e duhet gjykuar për to.

Ndoshta, ky mesazh i zonjës Yuri Kim, është dhe për gjyqtaren Irena Gjoka; si kujtesë se më 11.09.2020. OMN-SHBA e ka apeluar për shkarkim në KPA, vendimin e Veting-ut në KPK, ku ajo kaloi si “e pastër”./Pamfleti

The post Absurd/ Adriatik Llallës iu kthye pasuria e sekuestruar; por do gjykohet për fshehje pasurie. Vetëm malli i vjedhur fshihet appeared first on Media .


Share

Komente