Absurdi i Luanit të LSI: Nesër ka zgjedhje në parti. Do rikonfirmojmë Kryemadhin

Share

Nesër LSI do të votojë për kryetarin partisë dhe forumet drejtuese. Absurdi shkon deri aty sa Luan Rama guxon të thotë se nuk do të ketë surpriza sepse LSI do rikonfirmojë në krye të partisë Monika Kryemadhin dhe se këto zgjedhje janë shembulli i transparencës.

Luani i LSI-së kërkon tu ngulë në mendje shqiptarëve që procesi i zgjedhjeve është moment i rëndësishëm sepse kjo parti do të çojë në përmbysjen e madhe të Rilindjes, që shkatërroi vlerën e besimit tek qytetarët. Sipas Luanit, LSI është promotore dhe shembulli më i mirë i transparencës, i vlerës dhe pushtetit real të anëtarëve me votë, që do zgjedhin nesër po Kryemadhin.

S’ka ndonjë sekret që nesër LSI do të votojë Monika Kryemadhin, për të dhënë në këtë mënyrë mesazhin e mbështetjes e solidaritetit dhe vendosmërisë për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit”, ka thënë Rama.

Ajo që qytetarët nuk kuptojnë në të vërtetë, është se pse bëhen zgjedhje në këtë parti, ku aksioner 100%  është Meta dhe Kryemadhi. Luani me Petritin, hanë thërrimet e pushtetit që lënë pronarët e LSI-së. /Pamlfeti

The post Absurdi i Luanit të LSI: Nesër ka zgjedhje në parti. Do rikonfirmojmë Kryemadhin appeared first on Media .


Share

Komente