Absurditeti nuk ka fund! Nuk ka shkelur asnjë prej masave antiCovid, por kreu i PD-së në Kukës gjobitet me 50 mln lekë

Share

Policia e Shtetit ka gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra kreun e Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmatin. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rexhmati në profilin e tij në Facebook.

“Jetojme fundin e kohes se absurdit te rilindjes! Jo vetem qe masa administrative eshte absurde, pa asnje baze dhe prove te konstatuar ligjerisht, por jane edhe te manget ne njohurite e hartimit te nje shkrese zyrtare: Per “denimin” tim duhet te ankohet pronari i lokalit qe kam pire kafe une!!! Ah se per pak harrova , edhe ankesen kunder ketij vendimi absurd nuk ta mbajne, se nuk kane personel, ndaj jemi te detyruar ta leme tek sporteli i pritjes se qytetareve tek DVP Kukes. Kjo nuk eshte “policia jote”, kjo eshte “policia e atyre”, te rilindjes se gjobave! Ta ndryshojme Shqiperine me 25 prill!”- shkruan Rexhmati.


Share

Komente