Abuzimi në spitalin Covid2/ Reagon SPAK: Nesër do vlerësojmë denoncimin

Share

Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e sotme një skandal të madh, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid2, bënte pazar me jetën e pacientëve.

Njëra prej sanitareve të spitalit i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një prej pacienteve të shtruara në Covid2, duke u shtirur si infermiere dhe duke i premtuar se do t’i shërbejë nënës së saj.

Por pavarësisht kostos dhe shpenzimeve të larta, nëna e vajzës rrinte pa ujë dhe ushqim, pasi vetë ajo nuk ngrihej nga krevati, ndërsa në fund ndërroi jetë.

Për këtë abuzim të paprecedentë, në një institucion shtetëror si spitali Covid2, CNA.al u interesua pranë SPAK.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se nesër do të vlerësohet i gjithë denoncimi i bërë në “Stop”.

Nga ana tjetër, ministria e Shëndetësisë kërkoi shkarkimin e menjëhershëm e sanitares, si dhe kërkoi që çështja të hetohet deri në fund./ CNA.al

8 milionë lekë për vdekjen e nënës/ Reagon ministria e Shëndetësisë: Të shkarkohet dhe hetohet sanitarja

Bleu vdekjen e të emës me 8 milionë lekë/ Zbulohet spitali ku ka ndodhur skandali


Share

Komente