November 29, 2021

Abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 18-vjeçari në Durrës

Shpërndaje lajmin

Policia në Durrës ka vënë një pranga një 18-vjeçar pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin K. B., 18 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi dyshohet se e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase 14 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *