Abuzoi seksualisht me vajza e djem, mes tyre edhe shqiptarë, arrestohet ish-drejtori i Teatrit Kombëtar

Share

Ish-drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Greqisë, njëkohësisht edhe regjisori i njohur, Dhimitris Ligniadhis është arrestuar pak minuta më parë me akuza për abuzime seksuale dhe përdhunime të herë pas hershme jo vetëm ndaj aktoreve por edhe ndaj minoreneve siç shkruajnë mediat greke.

Kishte dhënë dorëheqjen disa ditë më parë pas disa denoncimeve të bëra ndaj tij, ndërsa vetëm dje ministrja e Kulturës në një konferencë shtypi ka pranuar se nuk kishte dijeni për këtë anë të karakterit të tij.

Sipas mediave në Greqi, ai ka abuzuar edhe djem shqiptarë, pasi u premtonte se do t’i bënte aktorë.

Ndërkohë gjithë partitë opozitare greke kanë akuzuar si ministren ashtu edhe kryeministrin  për emërimin e tij në këtë post, vetëm e vetëm se ishte mik i familjes Mitsotakis.


Share

Komente