Adana, Euronews raporton nga kampet ku janë strehuar të mbijetuarit nga tërmeti
Ekipi i Euronews Albania që prej 3 ditësh ndodhet në Turqi, aty ku kanë raportuar live situatën në vend pasi është goditur nga tërmeti tragjik që ka marrë jetën e 20 mijë personave ndërkohë mijëra të tjerë janë plagosur.
Gazetari Ardit Hoxha së fundmi në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, dha detaje për situatën nga kampi ku janë strehuar të prekurit e tërmetit në rrethinat e Adanas.
Ai tha se tendat ku janë vendosur aktualisht njerëzit janë të përshtatur sipas familjeve.
Euronews Albania më pas do të udhëtojë drejt Seyhan Merkez Park, një prej disa vendeve të prekura më shumë nga tërmeti tragjik.
LEXONI GJITHASHTU:
Beti: Polakët, çekët dhe italianët blejnë më shumë prona në Shqipëri
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e apartamenteve më të shtrenjta