December 4, 2021

Adele shpërthen në lot pasi ribashkohet me mësuesen e saj të preferuar

Shpërndaje lajmin

Adele është mësuar të befasojë fansat në koncertet e saj, por këtë herë ka qenë ajo që ka mbetur e shokuar. Këngëtarja e “Easy on Me” shpërtheu në lot pasi u ribashkua me mësuesen e saj të fillores gjatë koncertit të saj special. Duke iu përgjigjur pyetjes se nga kush ishte frymëzuar në jetën e saj, Adele përmendi mësuesen e saj, zonjën McDonald.

“Ajo ishte kaq e lezetshme, kaq tërheqëse, dhe ajo me të vërtetë na bëri të kujdeseshim, dhe ne e dinim se ajo kujdesej për ne dhe gjëra të tilla. Ajo ishte shumë e lezetshme dhe aq e afërt dhe e pëlqyeshme, saqë me të vërtetë prisja me padurim mësimet e mia në anglisht.”, tha mes të tjerash Adele për të.

Spektaktorja në skenë që i bëri pyetjen më pas e befasoi këngëtaren duke ftuar zonjën McDonald në skenë dhe dyshja u përqafuan, një moment që e bëri këngëtaren të shpërthejë në lot. /

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *