January 23, 2022

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit, ja si e presin deputetët (FOTO)

Shpërndaje lajmin

Deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë dhe i ka uruar shëndet. Ajo është mirëpritur me duartrokitje nga kolegët deputetë.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *