Aeroplani i mallrave DHL ndahet në dysh, pas një uljeje emergjente (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Raportohet se një aeroplan mallrash Boeing 757-200 i operuar nga DHL ka bërë një ulje dramatike emergjente në aeroportin ndërkombëtar Juan Santamaria të Kosta Rikës, duke rrëshqitur nga pista dhe duke u ndarë në dysh dhe dëmtuar bishtin, përcjell albinfo.ch.
Në një prononcim, DHL, pjesë e Deutsche Post AG, tha se ekuipazhi ishte i palënduar dhe se një anëtar po i nënshtrohej një kontrolli mjekësor si masë paraprake.
Imazhet nga gazeta e Kosta Rikës La Nacion treguan një aeroplan të verdhë të zbukuruar me logon e DHL-së duke u lyer me shkumë zjarrfikëse ku ishte ulur në një fushë me bar pranë një piste. Bishti ishte shkëputur dhe një krah ishte thyer, tregojnë fotot.
Avioni ishte nisur për në Guatemalë, kur me sa duket kishte një dështim në sistemin hidraulik, tha Luis Miranda Munoz, zëvendësdrejtor i autoritetit të aviacionit civil të Kosta Rikës. Çështja e shtyu pilotin të kërkonte një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes, tha ai.
Një zëdhënës i Boeing Co tha se do të shtynte pyetjet tek autoritetet hetuese. DHL dhe autoritetet e aeroportit thanë se po punonin së bashku për të lëvizur avionin, megjithëse thanë se kjo nuk po ndikonte në operacionet.
Operatori i aeroportit Aeris tha se aeroporti, në periferi të kryeqytetit San Jose, u rihap në orën 15:30 me orën lokale, rreth pesë orë pas përplasjes dhe disa orë më herët se sa pritej. Rreth 8,500 pasagjerë dhe 57 fluturime komerciale dhe mallrash u prekën nga mbyllja, tha Aeris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *