Aeroporti i Cyrihut: Defekt teknik, 187 fluturime u vonuan

0
Shpërndaje lajmin

Pasditën e sotme, për një kohë asnjë aeroplan nuk mund të ngrihej nga aeroporti i Cyrihut, për shkak të një mosfunksionimi të sistemit në kontrollin e trafikut ajror.
Kjo u konfirmua nga Vladi Barrosa nga Skyguide, i cili deklaroi se asnjë aeroplan nuk mund të ngrihej pasditen e sotme, teksa u tha se arsyeja për këtë ishte një përçarje në rrjetin e kompanisë.
Ndër të tjera, kjo do të thoshte se “të dhënat e planit të fluturimit mungonin”. Uljet ishin ende të mundshme, teksa rreth orës 17:00, Barrosa tha se “problemi është zgjidhur dhe ne mund të fillojmë përsëri”.
Siç shihet në Flightradar24, 187 aeroplanë u vonuan pas ndërprerjes, sipas 20min.ch.
Megjithatë, aeroporti i Cyrihut jep shifra të tjera në një deklaratë.
“Për shkak të ndërprerjes, të paktën 60 fluturime janë vonuar nga 20 deri në 100 minuta, duke prekur rreth 6600 pasagjerë. Asnjë fluturim nuk është dashur të anulohet”, thuhet në njoftim për ndërprerjen që zgjati rreth një orë e gjysmë, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *