Aeroporti jep detaje për linjën e re Helsinki – Prishtinë

Shpërndaje lajmin

Për herë të parë është realizuar fluturimi me aeroplan nga kryeqyteti finlandez Helsinki për në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara e cila është shprehur se se kjo do të jetë linjë e rregullt e fluturimeve.

“Destinacioni i Helsinkit do të jetë linjë e rregullt dhe do të shërbejë dy herë në javë: Të marteve dhe të premteve”, ka thënë ajo.

Gara në rrjetin social Facebook sot ka shkruar se kjo linjë është bërë për t’i ofruar zgjidhje diasporës.

“Kjo mundësi e re është krijuar qe t’u japim zgjidhje bashkatdhetarëve tanë për një mënyrë më të shpejtë të udhëtimit për në atdhe”, ka shkruar ajo.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *