Afaristët shqiptarë nga Evropa takim pune në Bursa të Turqisë

0
Shpërndaje lajmin

Gjatë qëndrimit dy ditorë në Bursa, Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ditën e parë u pritën nga kryetari i komunës së Bursës Alinur Aktash. Në takim, ai tregoi për lidhjen që ky qytet e ka me shqiptarët dhe për mundësitë që qyteti i ofron në biznes, njofton faqja e Rrjetit të Bizneseve, Albanian Global Diaspora Busines Network.
Bursa njihet si qytet i industrisë dhe prodhimit dhe aty besohet që jetojnë rreth 800.000 shqiptarë.  Kryetari i komunës e nderoj Rrjetin dhe kryetarin e nderit z. Lazim Destanin me një dhuratë simbolike, përcjell albinfo.at

Pritjen e afaristëve nga Diaspora e ka bërë Shoqata e biznesmenëve shqiptarë “ARNIAD”.
Dita e dytë e vizitës në Bursa kishte të bënte me një takim të përbashkët mes biznesmenëve shqiptarë nga Evropa dhe atyre shqiptarë në Turqi. Takimi nisi me fjalët përshëndetëse të kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Turqi “ARNAID” z. Gökhan Biçen, i cili njoftoj që ky rrjeti është krijuar që pesë muaj, mirëpo, fuqinë dhe potencialin e ka tepër të madh.
Në vazhdim të pranishmit i përshëndeti kryetari i nderit i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diaspore z.  Lazim Destan, i cili lavdëroi organizatoret për organizimin dhe i ftoj që të bashkëpunojmë mes vete me Rrjetet tjera në Evropë, transmeton albinfo.at

Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, i cili në Turqi ishte me 20 afaristë nga Austria tregoi për rrjetëzimin e afaristëve shqiptarë në Diasporë dhe ndikimin qe ky rrjetëzim dhe eventet si ky e kanë direkt në ekonominë e Kosovës.
Pjesëmarrësit pastaj u bënë pjesë e takimeve B2B, ku afaristët nga Diaspora dhe Kosova u njoftuan direkt me bizneset e shqiptarëve në Turqi.

Qëndrimin dy ditore në Bursa, Rrjeti i Bizneseve e ka quajtur si një përvojë të veçantë. “Në Bursa si qytet i biznesit por edhe si shtëpi e shqiptarë tonë, ne u ndjemë sikur në vendin tonë. Organizimi aq profesional i aktiviteteve dyditore në kohë aq të shkurtër të funksionimit tuaj si organizatë është një indikator që tregon potencialin që e keni ju afaristët shqiptarë në Turqi. Shpresojmë dhe besojmë që këto njoftime, këto shkëmbime eksperiencash e vizitkartash do të sjellin bashkëpunime të shumta në vijim.
Ju presim në eventet tjera në Evropë dhe vendlindje! Faleminderit dhe suksese në punën tuaj tutje!”, shkruhet në fund të njoftimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *