Afera e inceneratorëve/ Berisha: Paratë e vjedhura i fshehin në emra të gjallësh, të vdekurish e në azile. Ky është vetëm fillimi

Shpërndaje lajmin

Në mbledhjen e sotme me krerët e degëve të Tiranës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për aferën e inceneratorëve, duke thënë se qeveritarët fshehin paratë në emra të gjallësh dhe të vdekurish.
Ndërkohë thekson se ky është vetëm fillimi.
“Kjo është një betejë për jetë a vdekje e demokracisë shqiptare e cila de facto sot të vetmen gjë që ka, ka atë arritje të 7 korrikut, opozitën e vërtetë në shesh betejë. Të gjitha këto kanë ndodhur para syve të shqiptarëve, të botës. E them këtë para jush me lutjen që ta ndërgjegjësojmë veten dhe qytetarët, se shpëtimi vjen vetëm nga Partia Demokratike, Shoqëria Civile dhe forcat e tjera politike opozitare. Ne jemi ata që duhet të vendosim për të marrë fatin tonë në dorë. Ne sot kemi një qeveri e cila në mënyrë absolute nga mëngjesi e deri në darkë nuk ka agjendë tjetër veç vjedhjes së qytetarëve. Ju e shihni, çdo ditë dalin milionat e parave të vjedhura të fshehura, diku te një bari në Athinë, diku te varrezat e Shkodrës, tek qytetarë të ndryshëm të gjallë dhe të vdekur që s’kanë asnjë lidhje me paratë që kanë fshehur tek ata. Prisni, është fillimi, se këta të cilët kanë ndërtuar kilometrin e rrugës Ibë-Farkë me 30 mln euro, aty vëllimet e punimeve nuk janë kurrë më shumë se 3-4 mln euro maksimumi, se kanë patur një shembje. Pra, 10-fishi. Kanë vjedhur dhe i kanë depozituar në emra të gjallësh, të vdekurish, pensionistësh në azil”, tha Berisha./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published.