Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Share

Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aferën e incineratorëve që ka grabitur miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sejamini tha se akuza e ngritura për incineratorët nuk kanë atë impaktin që duhet në publik. Ai tha se shqiptarët nuk tërhiqen shumë nga çështjet ekonomike, por kënaqen duke parë fabula si ajo e çështjes së kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Këtë javë kaloi buxheti i shtetit që kishte shumë probleme. Bëra 1-2 emisione por është e pamundur të marrësh interesin e shikuesit. Shqiptarët kënaqen duke parë këto fabula. Njerëzit presin çdo moment se çfarë do ndodhi, është bërë si ndeshjet e futbollit por nuk ka lidhje me interesin tonë. Këto të gjitha nuk do lënë gjurmë të madhe tek zgjedhjet, njerëzit prapë do shkojnë të votojnë si militant. Këtu është shumë e thjeshtë të hedhësh në treg fabulla të tilla, një gjë është e vërtetë që ti e hedh për të tërhequr vëmendjen dhe e tërheq vëmendjen”, u shpreh ai në emisionin “Zonë e Lirë”.

Analisti deklaroi se opozita duhet ta trajtonte më fort kauzën e incineratorëve dhe nuk duhet ta linte që të zbehej kaq shpejt.

Mund të luhej pak më bukur, ka shumë elementë të fshehtësisë. Është bërë një kompani. Në Elbasan ka filluar, në Elbasan është e veçantë. Një person anonim merr një kompani të sapokrijuar dhe vë në lëvizje gjithë qeverinë. Kush i ka blerë? Kush i ka bërë?”, theksoi Sejamini./ CNA.al


Share

Komente