January 12, 2022

Afrika e Jugut zbulon ‘arin’ e ri që kap vlerën e miliarda dollarëve

Shpërndaje lajmin

Dikur Afrika e Jugut ka qenë prodhuesja më e madhe e arit në gjithë botën. Tashmë, investitorët duhet të përgatiten për një tjetër thesar, i cili mund të kapë vlera miliarda dollarëshe: Heliumi.

Kërkesa për helium është dyfishuar në 30 vjetët e fundit. Edhe pse ai është më i famshëm për tullumbacet e festave dhe ‘superfuqinë’ për të shndërruar edhe zërin më të thellë në një personazh vizatimor, heliumi ka disa përdorime të veçanta, duke përfshirë skanerët mjekësorë, super-përcjellësit si dhe udhëtimet hapësinore.

Ky gaz i rrallë prodhohet në më pak se 10 shtete të botës, ndër to Amerika, Tanzania dhe Rusia, dhe tregu global i heliumit në gjithë botën e kalon vlerën $10.6 miliardë dollarë.

Në vitin 2012, Stefano Marnai dhe Nick Mitchell investuan në një copë tokë prej 87,000 hektarësh në provincën afrikane Free State, për vetëm $1 dollar amerikan.

Qëllimi i tyre ishte gazi natyral, por pasi ata zbuluan se ishin ndeshur me një tokë pjellore me helium, kompania e tyre Renergen përveshi mëngët dhe tashmë është e gatshme të prodhojë gaz natyral dhe helium, në sasi që e kanë vendosur Afrikën e Jugut në hartën elitare të rezervave të heliumit që mund të jenë ndër më të pasurat dhe më të pastrat në gjithë botën.

Renergen parashikon që rezervat e tyre të heliumit mund të kapin shifrën e $100 miliardë dollarëve. Kjo mjafton për të fryrë 1.4 trilionë tullumbace./Euronews


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *