January 13, 2022

Afro 150 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vaksinuarve gjithsej në Kosovë është 149.121.

Ndërkaq, të vaksinuar me dozën e dytë janë 25.158 qytetarë.

Ndërsa, në 24 orët e fundit, janë vaksinuar 4.439 qytetarë.

Ndryshe, nga data 23 në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese antiCOVID, ku janë lejuar ahengjet familjare, mbrëmjet e maturës etj.

Po ashtu, janë lejuar aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, lejohet prania e shikuesve deri në 15 % të kapaciteteve.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *