Afro 20 mijë raste të reja me koronavirus në Itali, ulen viktimat

Share

Shifrat ditore nga pandemia e koronavirusit në Itali shënuan ulje të viktimave dhe rritje të rasteve të reja krahasuar me një ditë më parë.

Në buletinin e Ministrisë italiane të Shëndetësisë raportohet se në 24 orët e fundit 483 persona të tjerë humbën jetën, krahasuar me 620 që ishin një ditë më parë. Me bilancin e sotëm numri i fataliteteve në Itali shkoi në 78394 që nga fillimi i pandemisë.

Po ashtu, raportohet se 19978 persona të tjerë rezultuan positive, krahasuar me mbi 17 mijë që ishin dje.


Share

Komente