April 18, 2021

Afro 7 milionë testime janë kryer në Zvicër

Shpërndaje lajmin

Zvicra ka kryer një numër të madh të testimeve që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 5,851,917 testime, transmeton albinfo.ch.

Situata pandemike në Zvicër ka shënuar një ulje të dukshme të infektimeve në muajin shkurt dhe situata është e mirëmenxhuar, ndërkohë që shumica e kantoneve po vazhdojnë masa strikte ndaj pandemisë Covid-19.

Nga numri total i testimeve, 592,217 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.

Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, e që në fillim ishin pozitivë dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon të dhëna rreth koronavirusit, shkruan albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *