April 14, 2021

Agjencia e fluturimeve u ofron favore zviceranëve të udhëtojnë në Rusi dhe të vaksinohen me Sputnik

Shpërndaje lajmin

Njerëzit të cilët nuk duan të presin për vaksinat Pfizer ose Moderna në Zvicër tani mund të udhëtojnë në Rusi për t’u inokuluar, sipas Travel Inside Magazine, transmeton albinfo.ch.

Një agjenci norvegjeze e udhëtimit, World Visitor, po rekruton njerëz nga Zvicra, ndër të tjera, për të marrë vaksinat Sputnik V në Moskë.

Agjensia po ofron dy mundësi: për 1,499 euro, turisti do të fluturojë në Moskë dy herë, të marrë dy goditjet në aeroport dhe çdo herë të fluturojë drejt e në Zvicër. Në këtë mënyrë, nuk nevojitet vizë për të hyrë në Rusi.

Opsioni i dytë, i cili kushton 1,999 euro, përfshin fluturimin për në Moskë dy herë, qëndrimin për katër ditë dhe administrimin e vaksinës në një spital lokal. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *